Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se partia e e tij nuk e ka zgjedhur kohën e koronavirusit për të proceduar mocion votëbesimi ndaj qeverisë Kurti.
Nëpërmjet një komunikate për media, kryetari i kësaj partie Isa Mustafa thotë se në seancën e nesërme e thirrur për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë njerëzit e LDK’së, duhet ta respektojnë këtë subjekt.
“Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj. Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund”, thotë Mustafa.
Ka qenë Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila sot në Kryesi të Kuvendit ka votuar kundër mbajtjes së mocionit.
Komunikata e plotë:
Të nderuar anëtarë të Kryesisë, deputetë dhe kryetarë të degëve,
LDK ka proceduar me mocion votëbesimi ndaj Qeverisë Kurti.
LDK dhe Kryesia e saj nuk e ka zgjedhur kohën e Coronavirusit për të hapur këtë proces, por e zgjodhi Kryeministri Kurti me sjelljet dhe veprimet e tij arbitrare dhe me shkeljen e Marrëveshjes qeverisëse.
Njerëzit e LDK-së pritet ta duan dhe ta respektojnë LDK-në.
LDK nuk ka dy zgjidhje, Thaçin apo Kurtin, siç po shprehen disa. Por e kanë një zgjidhje. E kanë vetëm LDK-në dhe Kosovën.
LDK nuk mburret që është unike vetëm kur ndanë pozita, por edhe kur sfidohet, pra kur duhet të solidarizihet me veprimtarët e saj që padrejtësisht atakohen, shpallen tradhëtar dhe etiketohen nga ata që shpresuam se do të qeverisim bashk.
Prandaj unë ju apeloj që ju që e duani LDK-në të jeni me LDK-në dhe me vendimet e saj.
Nuk është e natyrshne që dikush të jetë me LDK-në dhe kundër vendimeve të LDK-së. Kjo sjellje duhet të merr fund.