Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa i shoqëruar nga nënkryetarja Vjosa Osmani dhe anëtari i Kryesisë Besian Mustafa ka pritur në takim Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt.
Kryetari Mustafa e falënderoi Ambasadorin Heldt për bashkëpunimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që i ka dhënë Gjermania Kosovës në të gjitha proceset.
Poashtu kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Heldt për rrjedhën e bisedimeve me LVV-në drejt formimit të koalicionit bashkëqeverisës.
Heldt falënderoi kryetarin Mustafa për pritjen dhe bashkëpunimin dhe shprehu gatishmërinë që ky partneritet të vazhdojë edhe në të ardhmen.