Mustafa falënderoi EPP-në për përkrahjen e Kosovës në proceset eurointegruese

Prishtinë | 26 Tet 2016 | 18:34 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, priti në takim nënkryetarin e Partive Popullore Evropiane (EPP), Franz Schausberger.

 Në takim, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kryeministri Mustafa e njoftoi z. Schausberger për progresin në Kosovë dhe prioritetet e Qeverisë për zhvillim të mëtejmë ekonomik, avancimin e proceseve integruese evropiane dhe zhvillimin e gjithanshëm të shtetit.

 Kryeministri Mustafa, po ashtu, shprehu mirënjohjen e Qeverisë dhe të qytetarëve për përkrahjen e madhe të EPP-së në proceset eurointeguese të Kosovës dhe në rezultatet e arritura deri më tani.

 Nënkryetari i Partive Popullore Evropiane, Franz Schausberger, vlerësoi lartë të arriturat e Kosovës, në të gjitha fushat.

 Duke shprehur përkrahjen e mëtejme të EPP-së për Kosovën, Schausberger theksoi mbështetje të veçantë për proceset e ardhshme integruese evropiane.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme