Mustafa i dëshiron sukses Merkelit, fton mërgimtarët të dalin të votojnë

Prishtinë | 23 Sht 2017 | 14:09 | Nga

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka dal në përkrahje të Angela Merkelit dhe ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani të dalin e votojnë.

Ky reagim i Mustafës ka ardhur pas pozicionimit të Vetëvendosjes kundër Merkelit dhe CDU-së.

Pavarësisht se ka lavdëruar Merkelin, Isa Mustafa u ka bërë thirrje shqiptarëve që jetojnë në Gjermani vetëm të dalin në votime në shtetin që ka ndihmuar shumë Kosovën.

“I urojmë sukses në zgjedhjet e së dieles Unionit Kristian Demokratikit (CDU) të kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, si parti simotër në kuadër të Partisë Popullore Evropian (EPP), duke shprehur konsideratat më të larta për rezultatet historike që janë arritur në Gjermani si dhe përkrahjen e pazëvendësueshme që është ofruar për Kosovën dhe rajonin, nën lidershipin e Kancelares Merkel dhe CDU-së”, ka shkruar Mustafa.

Ndryshe, në një komunikate për media që Lëvizja Vetëvendosje e bëri dje, ashtu sikur Presidenti autokrat turk, u ka dhënë instruksione shqiptarëve në Gjermani që të votojnë për partitë e majta, kundër partive të djathta, edhe kjo parti i ka ftuar shqiptarët që jetojnë Gjermani të votojnë kundër Angela Merkel.

Postimi i plotë i Mustafës:

Të nderuar qytetarë

Anëtarë e simpatizantë të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës ka përcjellur me kujdes të veçantë fushatën zgjedhore në Gjermani, duke pas parasysh kontributin e jashtëzakonshëm të këtij shteti mik për Kosovën si dhe relacionet e miqësisë të shumanshme ndërmjet dy vendeve.

Përgëzojmë të gjitha subjektet politike gjermane për fushatën e tyre.

I urojmë sukses në zgjedhjet e së dieles Unionit Kristian Demokratikit (CDU) të kryesuar nga Kancelarja Angela Merkel, si parti simotër në kuadër të Partisë Popullore Evropian (EPP), duke shprehur konsideratat më të larta për rezultatet historike që janë arritur në Gjermani si dhe përkrahjen e pazëvendësueshme që është ofruar për Kosovën dhe rajonin, nën lidershipin e Kancelares Merkel dhe CDU-së.

Ftojmë bashkatdhetarët tanë të jenë pjesë e procesit zgjedhor në Gjermaninë mike, e cila ka kontribut të jashtëzakonshëm në pavarësinë, si dhe në zhvillimin ekonomik dhe demokratik të Kosovës.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme