LDK ka mbajtur një akademi përkujtimore në 13 vjetorin e vdekjes së ish Presidentit Ibrahim Rugova dhe ish kryetarit të kësaj partie, Ibrahim Rugova.
Kryetari i tanishëm i LDK-së, Isa Mustafa, ka kujtuar Rugovën si figurë me të cilin lidhet shtetësia e Kosovës.
“Rugova ishte prijësi me të cilin lidhet një epokë- epoka e pavarësisë”, është shprehur ai, njofton Klan Kosova.
“13 vjet më parë Kosova në mënyrë madhështore ia dha lamtumirën madhështore presidentit të vet, njeriut më të urtë dhe kosnistent që ka pasur skena politike dhe institucionale e vendit. Rugova na la kur na duhej shumë për ta kurorëzuar procesin e pavarësisë së Kosovës por nuk na la vetëm por me veprën e tij”.
“Gjatë dy javëve të ceremonisë dhe ditëve të zisë qytetarët treguan nderim të pashembullt duke vërshuar si lumë për t’u përshëndetur me të. Rugova i dhuroi Kosovës një pasuri letrare e që u vlerësua edhe më shumë tituj ndërkombëtarë”.
“Rugova lindi dhe mbeti njeri i këtij vendi, i popullit shqiptar dhe dheut të Kosovës. Rugova nga prijësi kulturor u shndërrua në prijës nacional. Rugova ishte i kalitur me vullnet njerëzor, ai i ndente dhe kuptonte aspiratat, qëllimet dhe vuajtjet si në Kosovë por edhe në trojet etnike shqiptare”.