Isa Mustafa, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se kërkon nga KQZ-ja të trajtojë ligjshmërinë e votave të ardhura në pliko nga Serbia, për Listën Serbe
“Paralajmërimi se këto vota do të hyjnë në numërim, pa një vendim të KQZ-së se a i plotësojnë ato kushtet ligjore, hapë rrugë për të legalizuar kontrabandimin e votës edhe në të ardhmen”.
“Një gjë e tillë u tentua të bëhet në zgjedhjet e kaluara lokale në Istog, por organet ligjore parandaluan makinacionet e tilla që deformojnë vullnetin politik të qytetarëve të Kosovës. Nuk duhet lejuar asnjë votë të paligjshme në Kosovë”, ka shkruar Mustafa në Facebook.