Mustafa: Kosova pjesë e paqes, e stabilitetit në rajon dhe në botë

Prishtina | 20 Qer 2016 | 11:53 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në punimet e Takimit Ndërkombëtar të Lidershipit, në të cilin po marrin pjesë rreth 250 përfaqësues nga shtete të ndryshme të botës.

Mustafa, po ashtu, ka zhvilluar një takim të veçantë me ish-guvernatorin e Karolinës së Jugut, David Beasley, dhe pjesëmarrës të tjerë të nivelit të lartë në Takimin Ndërkombëtar të Lidershipit në Prishtinë.

Kryeministri Mustafa foli për sfidat me të cilat është ballafaquar Kosova që nga lufta e tutje.

Të ngjashme