Mustafa: Kurti sa ishte në opozitë u premtonte parajsë sindikatave

Prishtinë | 12 Sht 2022 | 19:56 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Arsimit, Nehat Mustafa ka kritikuar qeverisjen Kurti për raportet me sindikatat e arsimit.

Mustafa në Kanal 10 tha se kryeministri, Albin Kurti në kohën sa ishte në opozitë u patë bërë aleatë i sindikatave, madje sipas tij, ai i inkurajonte ata edhe për greva.

“Kurti në vitin 2011 i patë shpallur si aleatë të tij sindikatat, dhe i inkurajonte për greva. Dhe në shumicën e sindikatave, janë të njëjtit krerë, pra nëse tash jan të kapura kanë qenë edhe atëherë”.

“Në opozitë mund të premtosh edhe parasjën, dhe kur je në qeverisje atëhëre duhet të punosh shumë që ta arrish atë. Këto deklarata vetëm e acarojnë situatën”.

“Një qeveri me më shumë se 50% të parlamentit të Kosovës, nuk ka të drejtë të kërkojë fajtor te askush tjetër”, tha Mustafa.

Të ngjashme