Mustafa: LDK-ja dhe VV-ja afër marrëveshjes finale

Prishtinë | 12 Nën 2019 | 15:43 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës, njëherazi kandidat i kësaj partie për deputet, Besian Mustafa në një intervistë për Telegrafin, ka folur për takimet e fundit LDK-LVV dhe krijimin e institucioneve të reja të Kosovës.

Mustafa ka thënë se pas gjashtë takimeve të grupeve punuese LDK-LVV, kanë përfaruar programet në 95 për qind.

“LDK dhe LVV patën vendosur qysh kah fundi i tetorit që të fillojnë takimet e grupeve punuese, për përafrimin e dy programeve të dy partive, drejt një programi të përbashkët qeverisës. Pra, me një ide që të kemi një koalicion qeverisës LDK-LVV. Kemi edhe deklaratat e liderëve që pas certifikimit të rezultateve do të kemi edhe takimin përfundimtar të liderëve të dy partive Kurti-Mustafa, dhe të kemi nënshkrimin e marrëveshjes. Ne kemi mbajtur gjashtë takime të grupeve punuese ku kemi harmonizuar programet tona në sferat kryesore, i kemi përafruar programet deri në 95 për qind.  Kanë mbetur edhe tri apo katër pika që janë të nivelit politik, që duhet vendosur në nivel politik”, ka thënë ai.

Mustafa ka thënë se marrëveshja mes LDK-së dhe LVV-së, do të jetë marrëveshje më e detajuar në mes dy partive politike për bashkëqeverisje.

“Dokumenti që është prodhuar deri tani ka shumë faqe, dhe është i detajuar. Liderët Kurti dhe Mustafa do të kenë para vetës një marrëveshje të detajuar në nivelin teknik”, ka thënë ai.

Mustafa komentoi edhe vendimin e PZAP-it, për largimin e votave të ardhura nga Serbia, e që rrjedhimisht i bie që në Kuvend mund të jetë edhe koalicioni NISMA-AKR- PD.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme