Mustafa: LDK-VV nuk kanë biseduar për temat e mëdha

Prishtinë | 28 Gus 2017 | 12:18 | Nga Albulena Avdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri në detyrë, njëherësh kruetar i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se LDK-ja nuk dëshiron të jetë pjesë e një qeverie gjithëpërfshirëse, raporton Ekonomia Online.

Sipas Mustafës, partia që ai e drejton ka hyrë në zgjedhje që të qeverisë vendin në mandat të plotë.

“Unë mendoj se zgjidhja është ajo çfarë është shkruar në vendime të Gjykatës Kushtetuese, ne nuk do ta dëshironim një vendim të tillë por të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese ne gjithmonë i kemi zbatuar dhe duhet të mësohemi ti zbatojmë për arsye se është fjala për qëndrimin ndaj institucioneve dhe shtetit, zgjidhja është që koalicioni i PDK-së të procedoj në kuvend me propozim për kryetar të kuvendit, në qoftë se kuvendi nuk e zgjedh të parin atëherë do ta zgjedh tjetrin dhe më këtë ne do ta kapërcejmë këtë fazë të konstituimit të kuvendit”.

“Natyrisht ne i kemi pozicionet tona politike si LDK, por ata që kanë dalë para nesh dhe kanë marr vota më shumë nga qytetarët, ata që kanë marr vendim për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, ata e kanë detyrim që këto zgjedhje ti jetësojnë dhe ti themelojnë institucionet”.

“Natyra e zgjedhjeve tek ne nuk ka qenë që të bëhet qeveria gjithëpërfshirëse, zgjedhjet janë bërë që qeverinë ta themelojnë ai apo ata që fitojnë më shumë vota sepse është fjala për një konkurrencë të programeve, është fjala edhe për besim të qytetarëve, prandaj unë mendoj që duhet të ecet që qeveria të bëhet kështu siç kemi hyrë në zgjedhje, siç janë marr votat përndryshe qeveri gjithëpërfshirëse nuk ka me përfshirje të pjesshme. Në qoftë se flitet për qeveri gjithëpërfshirëse ajo nënkupton përfshirjen e të gjithë spektrit politik të Kosovës dhe asesi vetëm të një pjese të një spektri të vetëm politik për të cilën ne në LDK nuk kemi biseduar, nuk kemi qëndrime të caktuara por ajo që unë si kryeministër i vendit, si kryetar i LDK-së e shoh të arsyeshme është që vendi ta bëjë qeverinë sa më shpejt dhe që institucionet të stabilizohen”.

Mustafa ka folur edhe për bisedat që janë duke zhvilluar me Vetëvendosjen për mundësinë e formimit të qeverisë.

Ndonëse pranon se janë në bisedime intensive ai ka thënë e ende nuk kanë biseduar si do të veprohet për çështjet e mëdha, siç është demarkacioni.

“Nuk është biseduar në mënyrë konkrete të themi në fushën e programit qeverisës se cilat çështje ne  duhet t’i kapërcejmë dhe cilat janë çështje penguese. Nuk është biseduar në mënyrë të drejtpërdrej se çfarë do të ndodhë me liberalizimin e vizave, demarkacionin, dialogun me Serbinë, me transformimin e FSK-së në ushtri që janë po ashtu tema të mëdha të cilat nuk presin, edhe në qoftë se presim ne nuk na presin të tjerët”.

“Prandaj unë pres që këto ditë të hapen këto çështje të diskutohen dhe në qoftë se ne shohim se ka hapësirë që të gjejmë gjuhë të përbashkët për këto tema e bëjmë në qoftë se jo atëherë e mbajmë pozicionin tonë që ne të rrimë në opozitë”, tha Mustafa, raporton EO.

Të ngjashme