Ekonomia Online
FUNDIT

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Mustafa: Masakra e Reçakut, krimi që tronditi botën demokratike

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton të rënët e Masakrës së Reçakut. “Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker. Masakra […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa përkujton të rënët e Masakrës së Reçakut.

“Sot, bëhen 21 vite nga momenti kur ndodhi Masakra e Reçakut, njëra nga krimet më të tmerrshme të regjimit serb mbi popullatën civile shqiptare. Aktin makabër të regjimit të Millosheviqit e pa nga afër i tmerruar edhe ambasadori i OSBE-së, William Walker.

Masakra e Reçakut, zgjoi ndërgjegjen e fjetur ndërkombëtare ndaj padrejtësive dhe krimeve shekullore të Serbisë mbi popullin e Kosovës.

Viktimat e Reçakut, janë vulë e çlirimit dhe shtet-formimit të Kosovës, ata janë në piedestalin e historisë më të re, andaj përulemi para veprës së tyre.

Pa sakrificën e tyre, liria nuk imagjinohej dot.

Lavdi jetës dhe veprës të rënëve në Masakrën e Reçakut!”

Të ngjashme