Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka mbledhur në takim kryetarët e degëve të kësaj partie.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje, raporton Ekonomia Online.
Mustafa ka thënë se dëshira e tij është që marrëveshja të arrihet sonte ose nesër në mëngjes.
“Dëshira jonë që të arrihet marrëvsheja është që ajo të kryhet sonte në mbrëmje ose nesër në mëngjes”.
Ai gjithashtu konfirmoi se sot nuk do të ketë takim LDK-LVV.
Në këtë takim të pranishëm janë edhe Vjosa Osmani, Agim Veliu derisa mungon nënkryetari i parë Lutfi Haziri.
Ndryshe, në këtë takim pritet të diskutohet për situatën e fundit politike, përkatësisht koalicionin VV-LDK.