Mustafa: Më 31 janar, Abdixhiku kërkon votë besimi nga Kuvendi i LDK-së

Prishtinë | 19 Jan 2026 | 19:02 | Nga Gzim Mujaj

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, pas mbledhjes së Kryesisë së kësaj partie, tha se më 31 janar, kryetari Lumir Abdixhiku do të kërkojë votë besimi nga Kuvendi i partisë, raporton Ekonomia Online.

“Sikurse rëndom, pati një diskutim gati katër orë, një diskutim i hapur dhe demokratik. Duke filluar nga një analizë e zgjedhjeve dhe duke kulmuar, sipas kërkesës së vetë kryetarit, që të ftohet Kuvendi me datë 31 janar. Në këtë Kuvend, ai do të ofrojë dorëheqjen e tij, duke ia lënë Kuvendit që të vendosë.”

“Është formë e kërkesës së votëbesimit. Kryetari Abdixhiku do të kërkojë votëbesim.”

“355 delegatë do të vendosin se si do ta trajtojnë këtë votëbesim. Dhe e dyta, do të ketë një proces tjetër për të ardhur deri te kandidaturat. Për momentin, jemi në procesin e votëbesimit”, tha ai.

Të ngjashme