Mustafa merr pjesë në Kongresin e Partive Popullore Evropiane

Prishtinë | 28 Mar 2017 | 11:08 | Nga

Lidhja Demokratike e Kosovës njofton për pjesëmarrjen e saj në Kongresin e Partive Popullore Evropiane (EPP), me ç’rast kryeministri i Isa Mustafa do të paraqitet me fjalim para krerëve të EPP-së, njëherësh përfaqësues të qeverive dhe institucioneve evropiane.

“Kryeministri dhe delegacioni i Lidhjes Demokratike të Kosovës është paraparë të vijojë një agjendë të ngjeshur të takimeve, të cilat i shërbejnë sensibilizimit të opinionit vendimmarrës dhe evropian në lidhje me synimet e Republikës së Kosovës për integrim në institucionet ndërkombëtare, si dhe pjesëmarrjes në agjendën zhvillimore evropiane”, thuhet në komunikatë.

 EPP është grupi më i madh parlamentar në kuadër të Parlamentit të Bashkimit Evropian, institucion i cili përkrah fuqishëm perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës.

 Kongresi i Partive Popullore Evropiane do të mbahet në Maltë, në datat 29 dhe 30 mars.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme