Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka udhëtuar për në Trieste ku do të marrë pjesë në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri Mustafa do të marrë pjesë në takimin qendror të Samitit, ku do të jenë të pranishëm kryeministrat e vendeve të rajonit si dhe liderë të vendeve evropiane dhe të mekanizmave të Bashkimit Evropian.
Gjatë punimeve të Samitit do të diskutohet për të arriturat e deritashme të bashkëpunimit ndërmjet gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor si dhe për projektet e reja në kuadër të thellimit të bashkëpunimit në rajon dhe në rrugën e përbashkët integruese në BE.
Kryeministri Mustafa do të zhvilloj edhe takime bilaterale të nivelit të lartë.