Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovë, Isa Mustafa ka thënë se nesër do ta mbledhë Kryesinë e Partisë , më pas edhe do të kërkojë mendimin e tyre për krijimin e qeverisë së re.
“Vullneti që del nga organet e LDK do të jetë vullnet i LDK. Përcaktimi pë mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK-së dhe partnerëve. Kemi probleme shumë., poandeminë, dialogun, ekonominë, Janë sfida që nuk janë të dëshirueshme por do ta marrim këtë përgjegjësi. Me shumicë të nevojshme parlamentare e cila do të kishte kapacitete ë luftë kundër virusit koroba dhe të amrrë përgjegjëstë për dialogun, rimëkëmbjen e ekonomisë. Për ta çuar përparaj sprcesine shtëtësisë së Kosovës, përfundimin e dialogut me njohje reciproke dhe para së gjithash një qeveri e cila do të përbëhet nga figura të pastra me kompentcë, në luftë kundër korrupsiint, rimëkëmbjen. Si LDK jemi të gatshëm ta marrim këtë përgjegjësi jo se na pëlqenën ta marrim këtë përgjegjësi”, tha Mustafa.
Ai ka thënë se LDK-ja do të vazhdojë komunikimin me zyrën e presidentit.
“Ne kemi komunikuar me AAK, NISMA-në, përfaqësues të partive jo shumicë dhe kemi marrë vullnetin dhe përkushtimin e tyre. Nuk i kemi numëruar votat por e kapërcejmë atë që e ëkrkon kushtetuta. Do ta konsultojmë Këshillin e Përgjishëm, nesër do të takohemi me Kryesinë. Edhe një cikël me partnerët”, tha ai.
Ai ka refuzuar të përgjigjet se a e përjashton vetën nga mundësia për të qenë kandidat për kryeministër, por ka thënë se nesër do të njoftohen mediat.
“Para së gjithash duhet ta them në organet e LDK-së. Atje ne ta përfundojmë këtë dhe vullneti që del nga LDK-ja. Unë i kam disa çështje të miat personale për të cilat jam i kujdesshëm dhe dëshiroj që zgjedhja dhe përcaktimi për mandatarin të jetë në vullnetin e plotë të LDK-së”, ka thënë Mustafa.