Me rastin e vdekjes së veprimtarit të devotshëm, Abaz Pepaj nga Komuna e Deçanit, Kryetari i LDK-së Isa Mustafa i ka shprehur ngushëllime Familjes Pepaj për humbjen e anëtarit të familjes së tyre dhe gjithë veprimtarëve dhe miqve të LDK-së.
E nderuara Familje Pepaj,
Me dhimbje e mora lajmin për vdekjen e veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare dhe LDK-së, Abaz Pepajt.
Abaz Pepaj ishte anëtar i kryesisë së degës të LDK-së në Deçan, asambleist në Kuvendin Komunal në Deçan, luftëtar i UÇK-së dhe një mik i pashoq.
Ai, poashtu para luftës së fundit në Kosovë, ishte humanitar në Shoqatën Nënë Tereza dhe dha kontribut të jashtëzakonshëm në jetën politike në Kosovë.
Si kryetar i nëndegës në fshatin Kodrali, mobilizoi struktura të LDK-së në degën e Deçanit dhe si asambleist i Komunës dha kontribut për shumë çështje të Komunës.
Degës së LDK-së në Deçan dhe gjithë qytetarëve të Deçanit u shprehi ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e familjarit, mikut dhe bashkëpunëtorit të tyre.