Mustafa: Opozita e ka shfrytëzuar Demarkacionin për ta bllokuar liberalizimin e vizave

Prishtinë | 28 Tet 2016 | 12:19 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian të thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se Marrëveshja e Stabilizim Asoocimit do të ishte më e plotë me liberalizimin e vizave.

“MSA do të jetë më kuptimplote kur liberalizohen vizat dhe qytetarët e bizneset tona do të jenë të barabartë”.

“Mënyra se si ne në Kosovë e kemi pranuar integrimin evropian flet se në mënyrë të qartë e kemi refuzuar izolimin”.

“Kosova sigurisht ka pasur kriteret më të mëdha dhe të gjitha këto kritere jemi munduar t’i plotësojmë, prandaj edhe kemi marrë rekomandimet për liberalizimin e vizave duke shtuar edhe dy kriteret atë për Demarkacionit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Mustafa ka thënë se BE-ja ndaj Kosovës ka përdorur standarde të dyfishta, që janë shfrytëzuar nga opozita, njofton Klan Kosova.

“Ne duam që të trajtohemi në mënyrë të barabartë. Me kriterin për shënjimin e vijës kufitare, kemi ardhur në një situatë që opozita e ka shfrytëzuar këtë duke e bllokuar. Prandaj, ky kriter duhet të rivlerësohet dhe të trajtohemi njëjtë sikur vendet e tjera”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme