Mustafa pas takimit me Veselin, në mbledhje urgjente të partisë

Prishtinë | 08 Maj 2017 | 11:29 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa pas përfundimit të takimi me ambasadorin Delawie dhe kreun e PDK-së, bashkë me gjithë stafin e tij është larguar nga ndërtesa e Kuvendit duke mbërritur në selinë e LDK-së.

Ende nuk dihet se çfarë do të diskutojë Mustafa me deputetët e partisë së tij.

Në seli kanë shkuar edhe ministrat nga radhët e LDK-së, ku janë parë ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Arbashi dhe ai i Infrastrukturës, Lutfi Zharku.

Mbledhja e Qeverisë ka dështuar si dhe e njëjta, sipas zëdhënësit Arban Abrashi, parashihet që të mbahet të mërkurën

Të ngjashme