Mustafa: PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit

Prishtinë | 20 Pri 2026 | 15:17 | Nga Ekonomia Online

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka reaguar pas dështimit të marrëveshjes mes LDK-së dhe VV-së për presidentin.

Mustafa ka thënë se PDK-ja e ka kuptuar me kohë lojën e Kurtit.

Sipas tij, Albin Kurti nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.

Postimi i tij i plotë:

PDK e ka kuptuar me kohë lojën e Albin Kurtit.

Ky njeri nuk njeh tjetër logjikë, përveç kapjes së të gjitha pushteteve.

Ai nuk është në politikë për të ndërtuar, por vetëm për të marrë sa më tepër pushtet dhe për të sunduar.

Prandaj, nuk i dhamë kënaqësinë që të luajë me emra për president dhe të bëjë filma.

Të ngjashme