Në 20 vjetorin e vrasjes së Heroit të Kosovës Fehmi Agani, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:
“Akademik Fehmi Agani ishte një vizionar, intelektual dhe atdhetar që tërë jetën ja kushtoi lirisë, demokracisë dhe pavarësisë së Kosovës. Janë bërë plot 20 vjet që na mungon mendjemprehtësia dhe vizioni i tij politik dhe shtetformues.
Profesor Agani ishte përqendruar në përpilimin e argumenteve socio-politike të projektit dhe lëvizjes politike të intelektualëve shqiptar të Kosovës për të drejtën tonë të qeverisim me fatin e atdheut tonë. Fehmi Agani, si nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe bashkëpunëtor i ngushtë i Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, ishte ideator i programit shtetformues në Kosovë, në kohët me vështira nën regjimin serb. Ai u vra sepse ishte pikërisht i tillë.
Sot i bëjmë jehonë fjalëve të Presidentit Historik dr. Ibrahim Rugova, në përkujtimin e vitit 2003 ‘Zoti e bekoftë Fehmi Aganin, Zoti e bekoftë familjen Agani, Zoti e bekoftë Kosovën.’”