Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Nehat Mustafa ka thënë se po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm i Inspektoriatit të Policisë së Kosovës.
“Ne kemi qenë dëshmitarë të një aksioni të Inspektoriatit, pas një pune të gjatë është bërë arrestimi i 59 zyrtarëve policorë për të cilët ka pasur fakte për implikim në krim”.
“Nga 69 që kanë qenë të arrestuar, 61 prej tyre kanë qenë të arrestuar nga Departamenti i Hetimeve Speciale që flet për një sukses të këtij departmaneti”
“Tani ka filluar një iniciativë që të shuhet ky departament, sqarimet nuk i kam parë në formë të shkruar por po tentohet të shuhet departamenti më i suksesshëm”.
Sipas tij, kjo iniciativë që është marrë nga udhëheqja e Inspektoriatit Policor të Kosovës është e palogjikshme.
Mustafa që ka qenë i ftuar në intervistën “Ballë për Ballë” në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova ka thënë se është lajm i mirë që këtë vit ka pasur rritje të numrit të zyrtarëve policorë të arrestuar derisa numri i përgjithshëm i të dyshuarve ka pësuar rënie.