PK shënon 17-vjetorin e themelimit, vlerësohet institucioni më i besueshëm

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 11:42 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Policia e Kosovës ka shënuar 17-vjetorin e themelimit të saj.

Gjatë kësaj ceremonie, kryeministri i Kosovës, Isda Mustafa, ka uruar policinë në emër të qeverisë, duke theksuar se Policia e Kosovës është institucion i besueshëm dhe ka zbatuar të gjitha ligjet e vendit.

“Policia e Kosovës ka treguar një punë të lartë profesionale, disiplinë ka treguar përkushtim në ruajtjen e rendit dhe qetësisë se vendit në shërbim të qytetarëve të vendit dhe në shërbim të integritet territorial dhe sovranitetit të Kosovës”.

“Në emër të Qeverisë ju uroj këtë përvjetor të rëndësishëm. Është përvjetor i punës, i sakrificës si institucion i besueshëm. Mburremi me punën që keni bërë dhe do ta keni përkrahjen e pa-rezervë të Qeverisë në mënyrë që ky institucion të zhvillohet dhe ta kryejë punën në mënyrë më të mirë. Kohëve të fundit jeni përballur me vështirësi, duke mbrojtur pasurinë e Kosovës, qytetarët e vendit, keni zbatuar ligjin”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka thënë se Polica ka treguar vullnet dhe përkushtim të pakompromis për mbrojtjen e Republikës së Kosovës.

“Në krye të 17 vjetëve të punës së shkëlqyeshme të Policisë së Kosovës kemi me çka të mburremi. Sot kemi shumë arsye për të qenë krenar, sepse kemi polici profesionale, me integritet të madh, një polici të përkushtuar për shtetin e vet që nuk i mungon as  vullneti dhe as gatishmëria për tu përballur me sfidat ndonjëherë më maka-bre që mund të përballet policia në një vend më demokratik”, ka thënë Hyseni.

Gjithashtu sipas tij, oficerët dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës më mirë se çdo kush tjetër e kanë dëshmuar se janë mbrojtës të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Drejtoi i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, ka thënë se entuziazmi i treguar i djemve dhe vajzave bën që të avancohen në rrugëtimin 17 vjeçar për t’iu shërbyer qytetarëve.

“Sot me të drejtë, Policia është një nga institucionet më kredibile në vend, Policia është e fuqishme, e përkushtuar të përmbushë vizionin e saj dhe fokus kryesor të ketë luftën kundër korrupsionit në nivel global”, ka thënë Maxhuni.

Në fund të ceremonisë u ndanë edhe medalje për policët e dalluar.

foto policia

policia policia1 policia2 policia3 policia4 policia5 policia6

Të ngjashme