Mustafa pranon Raportin e DASh-it për trafikim me qenie njerëzore

Prishtinë | 21 Qer 2019 | 08:40 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa në takim me Oliver Mains, Zyrtar Politik pranë Ambasadës së ShBA-së, ka pranuar raportin vjetor të Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore.

Në këtë raport janë theksuar nëntë rekomandime të cilat i referohen nevojave për rritjen e efikasitetit në parandalimin, luftimin e trafikimit me qenie njerëzore si dhe kujdesin për viktimat e trafikimit.

Sipas raportit të DASh-it, Republika e Kosovës vazhdon të rangohet në nivelin dy nga tri nivelet themelore, por raporti ka parasysh përpjekjet domethënëse të Qeverisë së Kosovës. Rrjedhimisht sipas raportit Republika e Kosovës ka shënuar progres të dukshëm krahasuar me raportin e vitit të kaluar dhe raportet tjera paraprake.

Ministri Mustafa ka falënderuar partnerët ndërkombëtarë e veçanërisht ShBA-të për përkrahjen e vazhdueshme në fushën e luftimit të trafikimit me qenie njerëzore, derisa është zotuar se në koordinimin me ministritë dhe institucionet tjera shtetërore, do të angazhohet në përmbushjen e rekomandimeve të dala nga raporti i DASh-it, veçanërisht për një rregullativë ligjore më efikase për mbrojtjen e viktimave të trafikimit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme