Mustafa priti në takim komandantin e KFOR-it

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 15:01 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa priti në takim njoftues komandantin e ri të KFOR-it, Gjeneral Major LorenzoD’addario. Fillimisht ministri e uroi për detyrën e re dhe shprehi gatishmërinë për bashkëpunim mes dy institucioneve.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, ku u vlerësua të jetë e qetë.

Të dy bashkëbiseduesit vlerësuan bashkëpunimin e mirë mes dy institucioneve sa i përket rendit dhe sigurisë në Kosovë. Ata u shprehen të gatshëm që bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it të thellohet edhe më tej.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme