Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve me rastin e vdekjes së gazetarit, Muharrem Ramabaja.
Mustafa ka thënë se Ramabaja do të kujtohet përherë për për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin.
Telegrami i plotë i tij:
Me rastin e ndarjes nga jeta të veprimtarit, Muharrem Ramabaja, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë telegram ngushëllimi:
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur, njërit ndër themeluesit e LDK-së, Muharrem Ramabaja.
Muharrem Ramabaja do të kujtohet përherë për sakrificën dhe për kontributin e jashtëzakonshëm në fushën e gazetarisë dhe për vendin.
Në emrin tim personal dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, i shpreh ngushëllime familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe gjithë komunitetit të gazetarëve. Vepra e tij do të jetoj përherë!
I përjetshëm qoftë kujtimi për të!”