Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, i hap rrugën shumë proceseve për Kosovën.
Ai ka thënë se partia e tij me votimin pro dëshmoi se është parti që mbron interesat e Kosovës dhe qytetarëve të saj.
“Shënjimi i Kufirit me Malin e Zi i hap udhën shumë proceseve për Kosovën. LDK-ja, duke e bërë të mundshëm këtë hap të madh përpara, dëshmoi se është parti që i mbron vetëm interesat e Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. Urime!”, ka shkruar ai në Facebook.