Mustafa: Rugova tërë jetën ia kushtoi Kosovës

Prishtinë | 02 Dhj 2016 | 13:37 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 72-vjetorin e lindjes së ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, kryetari i tanishëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, njëherësh edhe kryeministër i vendit së bashku me anëtarët e kësaj partie ka vizituar varrin e të ndjerit Rugova.

Mustafa tha se Ibrahim Rugova, është arkitekt i rrugës së Pavarësisë së Kosovës dhe i cili tërë jetën ja kushtoi Kosovës, raporton Ekonomia Oline.

“Jemi tek një arkitekt i pavarësisë së Kosovës, i cili tërë jetën ia ka përkushtuar Kosovës dhe jo vetëm Kosovës, por edhe zhvillimit demokratik të vendit, marrëdhënieve të mira me fqinjët”.

“Ka ofruar miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendin që Kosova duhet të ketë në Bashkimin Evropian në integrimet Evropiane dhe integrimet Euroatlantike. Ne si Lidhje Demokratike do të mundohemi që të ndërtojmë një shtet, i cili do të ketë vlera të vërteta demokratike dhe që të ndërtojmë një shtet që të mburremi të gjithë”, tha Mustafa.

Përveç homazheve të cilat kryeministri Mustafa bëri, ai vizitoi edhe familjen Rugova. Ai u prit nga gruaja e ish-presidentit Rugova, Fanë Rugova.

Ibrahim Rugova kishte krijuar LDK-në 25 vjet më parë.

isa-mustafa1

zkm_02

Të ngjashme