Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka uruar kombëtaren shqiptare me rastin e fitores në futboll ndaj Maqedonisë.
Mustafa ka thënë se Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt
“Kombëtarja jonë na e solli gëzimin e dytë brenda pak orësh. Pas barazimit historik të Kosovës, Shqipëria realizoi një fitore emocionuese kundër fqinjëve tanë. Maqedonia tregoi lojë të mirë dhe sportivitet, por Kombëtarja Shqiptare dëshmoi fuqinë dhe zemrën e madhe që, përkundër kushteve që u krijuan, të fitojë me golin e bukur të Balajt. URIME të gjithë shqiptarëve kudo që janë”, ka shkruar Mustafa.