Kryetari i LDK-së, Akademik Isa Mustafa sot është takuar me Ambasadorin e Francës në Kosovë Didier Chabert.
Gjatë takimit është diskutuar për çështjet aktuale politike dhe ekonomike të vendit dhe për pikëpamjet e qëndrimet e LDK-së karshi kësaj situate, përfshirë edhe dialogun.
Kryetari Mustafa falenderoi Ambasadorin Chabert për kontributin e Francës për paqe dhe stabilitet në rajon.