Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa është takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Sipas komunikatës, gjatë këtij takimi, kryetari Mustafa e njoftoi ambasadorin Orlando për qëndrimet e LDK-së në lidhje me situatën aktuale politike, në veçanti për luftën kundër pandemisë COVID-19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit.
Po ashtu kryetari Mustafa e falënderoi ambasadorin Orlando për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë që i ka dhënë vendit tonë.
Ambasadori Orlando, siguroi se Italia do të punoj ngushtë me Kosovën dhe do ta mbështesë vendin për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit dhe luftimin e pandemisë COVID-19.
Në takimin ishin të pranishëm nënkryetari i LDK-së, Ismet Beqiri dhe ministri Besian Mustafa.