Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, MariaKapitanovic.
Ministri Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanovic për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës.
Kapitanovic theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.