Mustafa tregon pse u shtyrë mbledhja e Qeverisë

Prishtinë | 09 Maj 2017 | 08:52 | Nga

Muhamet Mustafa, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka qenë i pari dhe i vetmi që ka shpjeguar përse u shty mbledhja e qeverisë, e paralajmëruar për të hënën në mëngjes, njofton Klan Kosova.

Mustafa ka treguar në Ora e Fundit në Klan Kosova se mbledhja nuk u mbajt pasi që kishte nevojë edhe një herë para saj për diskutime mes partnerëve të koalicionit, përkatësisht në mes të Isa Mustafës e Kadri Veselit.

“Janë diskutuar çështje rreth mocionit dhe rreth demarkacionit dhe është krijuar një agjendë; mocioni të procedohet të mërkurën dhe pastaj demarkacioni”, tha Mustafa, duke shpjeguar së çfarë u diskutua në takim.

“Prandaj ka qenë e nevojshme që para mbledhjes së sotme të mbahet diskutimet që u bënë. Të mërkurën do të kemi një debat, ku do të shihet përformanca e koalicionit, pozitës, opozitës, dhe besoj se do të nxjerrim konkluzione të dobishme”.

Të ngjashme