Mustafa u nënshkrua në librin e zisë për nder të viktimave në Nicë

Prishtinë | 18 Kor 2016 | 16:53 | Nga

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, u nënshkrua në librin e zisë të hapur në Ambasadën Franceze në Prishtinë, për nder të viktimave të sulmit terrorist në Nicë.

Me këtë rast, kryeministri Mustafa ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për popullin dhe Qeverinë e Francës në emër të qytetarëve dhe të Qeverisë së Kosovës.

“Me dhimbje të thellë kemi marrë lajmin për aktin terrorist në qytetin e Nicës, ku mbetën të vrarë dhjetëra qytetarë të pafajshëm. Solidarizohemi me popullin francez dhe familjet e viktimave të terrorit. Jemi së bashku në luftën kundër të keqes, për paqe dhe mirëqenie të qytetarëve tanë”, ka shkruar kryeministri Mustafa, në librin e zisë.

mUSTAFA fRANCEZJA

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme