Kryeministër i Kosovës, njëherësh kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, mbajti një takim në Pejë me dhjetëra aktivistë nga rajoni i Rugovës, lidhur me shënimin e vijës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi.
Gjatë takimit, është zhvilluar një bisedë shumë konstruktive dhe përmbajtjesore, ku janë shtjelluar argumente të ndryshme lidhur me procesin e shënjimit të kufirit.
Kryetari Mustafa ka dëgjuar të gjitha qëndrimet dhe ka shpalosur angazhimet e Qeverisë së Kosovës për të biseduar me të gjithë qytetarët e interesuar, subjektet dhe përfaqësuesit e organeve lokale e qendrore të cilët mund të kontribuojnë në sqarimin e plotë të procesit të shënjimit të kufirit me Malin e Zi.
Vërejtja më e madhe e të pranishmëve ishte se Komisioni Shtetëror nuk ka pasur mjaftueshëm komunikim me publikun për t’i njoftuar me këtë proces, duke krijuar hapësirë për mos kuptime dhe paqartësi në këtë proces.