Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, i ka uruar 7 Marsin të gjithë mësuesve të Kosovës.
Në urim, kryeministri Mustafa shpreh përkrahjen e mëtejme të Qeverisë së Kosovës për sistemin arsimor, me theks të posaçëm në ngritjen e cilësisë.
“Të dashur mësuese dhe mësues të Kosovës,
Urime 7 Marsin!
Qeveria e Republikës së Kosovës do të vazhdojë përkrahjen për sistemin edukativ dhe arsimor, me theks të posaçëm në ngritjen e cilësisë në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në mesazhin e kryeministrit Isa Mustafa, me rastin e 7 Marsit”, thuhet në urim.