Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Mustafa tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë, aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve. Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook: “Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. […]
Mustafa uron Xhaferin, Maqedonia është edhe e shqiptarëve

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka uruar zgjedhjen e Talat Xhaferit për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Mustafa tha se Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë, aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.
Lexoni të plotë postimin e Mustafës në Facebook:
“Uroj zgjedhjen e z. Talat Xhaferi, Kryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Maqedonia është e qytetarëve të saj shqiptarë aq sa është edhe e maqedonasve dhe të tjerëve.
Kam besim se Maqedonia si shtet fqinj i Kosovës do të konsolidojë institucionet e saj demokratike duke respektuar të drejtat e barabarta për të gjithë qytetarët e saj.
Ne të gjithë në Ballkanin Perëndimor akoma po shërojmë plagët e luftës, dhunës dhe armiqësive, prandaj duhet të evitohen këto të këqija në ndërtimin e ardhmërisë tonë evropiane dhe euroatlantike”.











