Mustafa: Ushtrinë nuk e bëjmë pa Amerikën

Prishtinë | 18 Mar 2017 | 13:32 | Nga

Kryeministri Isa Mustafa ka thënë se kanë bërë shumë punë në afrimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.

Mustafa tha kështu në 27 vjetorin e partisë së tij në Podujevë, kur përmendi poashtu se Ushtrinë do ta bëjnë me Amerikën, njofton Klan Kosova.

“Ne Ushtrinë do ta bëjmë vetëm në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Mustafa tutje tha se Kosovës iu kanë hap dyert për të udhëtuar pa viza.

“Ne i kemi plotësuar 95 kushte, tash ka mbetur vetëm Demarkacioni”.

“E kemi mat territorin katër herë, po del që kurrë Kosova nuk ka pasur më shumë territor”.

Ai ka thënë se Kosova nuk ka arsye që më shumë t’i mbajë qytetarët të izoluar.

“Unë kam prit dy muaj që ta marrë vizën për Bosnje”, ka thënë ai.

Tutje Mustafa ka thënë se vendi duhet të përgatiti për mbajtjen e zgjedhjeve lokale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme