Mustafa: Zgjedhjet nxorën në pah dështimin institucional

Prishtinë | 24 Jan 2026 | 15:24 | Nga Ekonomia Online

Ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa –Remi ka komentuar rastin me skandalin e votave ku dyshohet se u manipuluan mbi 68 mijë vota, duke thënë se këto zgjedhje të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit nxorën në pah dështimin institucional.

Ai thotë se ky problem nuk zgjidhet me arrestimin masiv të qytetarëve, meqë sipas tij kështu ndëshkon pasojën, por jo edhe shkakun.

“Zgjedhjet nxorën në pah dështimin institucional. Problemi i zbuluar në zgjedhjet e fundit nuk zgjidhet me arrestime masive të qytetarëve. Kjo do të thotë të ndëshkosh pasojën, jo shkakun. Prej vitesh është vetë sistemi ai që ka krijuar hapësira për keqpërdorim. Përgjegjësia duhet kërkuar te ata që e kanë ndërtuar dhe udhëheqin sistemin, jo te individët si hallka e fundit. Zgjidhja është reformimi i ligjeve që keqpërdoren dhe mbajtja përgjegjëse e autoriteteve që lejojnë ose krijojnë këto mundësi. Është mirë që më në fund po ndërgjegjësohemi për këtë të vërtetë”, ka shkruar Mustafa.

Të ngjashme