Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, priti në takim ish-presidenten e Konfederatës së Zvicrës, Micheline Calmy-Rey.
Gjatë takimit, Mustafa e njoftoi për progresin në Kosovë, të arriturat në zhvillimin ekonomik, integrimet evropiane dhe fuqizimin e shtetit.
Kryeministri në detyrë e falënderoi ish-udhëheqësen e shtetit zviceran për mbështetjen e vazhdueshme që ajo dhe Zvicra i kanë dhënë Kosovës, duke shprehur përkushtimin e Kosovës për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit dhe shkëmbimeve me Zvicrën.
Calmy-Rey, nga ana e saj vlerësoi proceset zhvillimore në Kosovë dhe shprehu përkrahje të mëtejme.