Shkodran Mustafi është duke menduar të largohet nga Arsenali gjatë afatit kalimtar veror.
Mbrojtësi shqiptar me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta është rikthyer në titullar të padiskutueshëm.
Por Topçinjtë duan të bëjnë disa shitje të rëndësishme për ta rinovuar ekipin.
Në mesin e lojtarëve që mund të shitën është edhe Mustafi, i cili ka zgjuar interesimin e Napolit në Serie A.
Skuadra italiane kërkon mbrojtës qendror pasi Kalidou Koulibaly mund të largohet në drejtim të Manchester Cityt.
Mustafi shihet si një mbrojtës perfekt për Napolin, pasi përveç që ka përvojë në Serie A, ka luajtur mjaftë ndeshje edhe në arenën ndërkombëtare.
Për të siguruar shërbimet e Mustafit, Napoli është gati të shpenzojë rreth 15 milionë euro.
Kujtojmë që në garë për qendërmbrojtësin shqiptar nga Maqedonia e Veriut interesohet edhe Roma.
Në rast transferimit të Mustafit te Napoli, ai aty do t’i gjente edhe dy shqiptarët e tjerë Amir Rrahmanin dhe Elseid Hysajn.