Mbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi ka thënë se është turp që Henrikh Mkhitaryan nuk do të luajë në finale të Ligës së Evropës, megjithatë bashkëlojtarët e tij duan ta fitojnë këtë trofe për të.
Mkhitaryan nuk do të udhëtojë të mërkurën për në Azerbajxhan për të luajtur ndaj Chelseat në finale të Ligës së Evropës, transmeton Koha.net.
Kjo bëhet për shkak të sigurisë së tij, kur dihet se vendi i tij Armenia është në një konflikt me Azerbajxhanin që nga viti 1988.
“Është mëkat që ai nuk është atje, veçanërisht pasi ai ka luajtur shpesh në rrugën drejt finales, por ekipi ynë e ka këtë në mëndje: Gjithashtu duam ta fitojmë atë për Mickin”, ka thënë Mustafi për Kicker.