Mbrojtësi Shkodran Mustafi e mirëpret konkurrencën për një pozitë në ekipin bazë të Arsenalit.
Ai ka thënë se konkurrenca është në favor të të gjithë lojtarëve e në veçanti të ekipit. Reagimi i Mustafit ka ardhur pas transferimit të mbrojtësit Sokratis Papastathopuolos nga Borussia e Dortmundit, shkruan sot Koha Ditore.
“Presioni është gjithnjë i pranishëm në klube. Nuk është asgjë e re, ne duhet të jemi të fokusuar dhe ta kryejmë detyrën tonë. Secili synon të jetë në ekipin bazë. Lufta për një vend në ekip bëhet nga të gjithë”, ka thënë Mustafi.
Mustafi ka qenë ndër lojtarët më të kritikuar për dështimin e Arsenalit edicionin e kaluar. Është kritikuar për gabimet që ka bërë, të cilat e lanë edhe pa botëror, meqë nuk u ftua te Gjermania.