Shkodran Mustafi mund të debutojë me skuadrën e re Schalken që në duelin e parë, kundër Leipzigut, të shtunën. Do të jetë takim i rëndësishëm i xhiros së 20-të në Bundesligën e Gjermanisë.
Transferimi i ri nga Arsenali e përfundon karantinën të premten pas arritjes nga Anglia.
Ai është dashur të stërvitet i vetëm, i ndarë nga pjesa tjetër e ekipit në qendrën stërvitore. Testet për COVID-19 i janë bërë Mustafit, dhe të gjitha përgjigjet i kanë ardhur negative.
Gross nuk e ka përjashtuar mundësinë që Mustafi të luajë, megjithatë, gjithçka varet nga autoritetet shëndetësore, nëse do t’ia japin atij dhe ekipit dritën e gjelbër që ai të luajë.
“Shkodrani është shumë profesionist”, ka thënë shkurt trajneri Gross.