Muzeu “Gjon Mili” në Korçë hap dyer për vizitorë

Prishtinë | 24 Dhj 2018 | 10:10 | Nga Ekonomia Online

Mbi 100 mijë vizitorë e kanë vizituar Korçën gjatë vitit 2018, por tash e tutje do të kenë edhe një arsye më shumë për të parë këtë.

Qytetit juglindor të Shqipërisë i është shtuar edhe një atraksion: Muzeu “Gjon Mili”. Ky institucion muzeor që i kushtohet figurës së fotografit korçar, i cili ka mbushur kopertinat e revistave botërore me teknikën e tij unike të fotografimit me dritëm, vjen i rikonstruktuar.

U inaugurua të shtunën në një ceremoni solemne. Aty ekspozohen 240 fotografi të mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, thënie të tij apo të njerëzve të tjerë që janë shprehur për të, artefakte me elemente nga jeta e tij apo e kohës kur jetoi.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme