Një zjarr i madh ka përfshirë Muzeun Kombëtar në Rio de Zhaneiro të Brazilit, i cili njëherësh njihet si institucioni më i vjetër shkencor në këtë shtet.
Zjarrfikësit janë duke u përballur me flakët në ndërtesë, në të cilën gjenden më shumë se 20 milionë eksponate.
Deri më tani nuk është raportuar për ndonjë person të përfshirë në flakët e së dielës, transmeton rel.
Muzeu, i cili dikur ka shërbyer si rezidencë për familjen mbretërore portugeze, ka shënuar 200-vjetorin e themelimit më herët gjatë këtij viti.
Në disa pamje në transmetuesin televiziv brazilian është parë teksa zjarri ka përfshirë ndërtesën, pasi ky institucion ishte mbyllur për turistët.
Ende nuk është bërë e ditur shkalla e dëmit si pasojë e zjarrit.
Presidenti i Brazilit, Michel Temer ka thënë përmes një postimi në Twitter, se e diela ka qenë “ditë e trishtë për të gjithë brazilianët” pasi “ka humbur puna, kërkimi dhe njohuria 200 vjeçare”.