Violinisti virtuoz, Yehudi Menuhin, ishte kundër nocionit se “s’mund të bëhet muzikë nëse s’është perfekte”.
Ishte i mendimit se është muzika ajo që e bën një artist perfekt, por jo e kundërta. Muzika për Menuhinin nuk ishte vetëm për sukses, por sistem për mbështetje jetësore, shkruan sot “Koha Ditore”. Ishte artist i cili besonte se tingujt që luante janë formë e shërimit për njerëzit, nëpërmjet të cilëve njeriu arrin paqe me vetveten.
E cilësojnë si enigmë të pasur me shpirt të butë të lidhur me dëshirë të pashterur, perfeksionist, i cili i donte amatorët dhe fillestarët. Mbi të gjitha vizionar, i cili u ka prirë gjërave.
I konsideruar si një prej violinistëve më të mëdhenj të shekullit XX, Menuhin ishte edhe i përkushtuar në kampanjat për të drejta të njeriut dhe edukator.
Krahas paraqitjeve të tij si muzikant në mbarë botën, gjithmonë duke kërkuar diçka të re, duke njohur kultura dhe stile të ndryshme të muzikës, ka dhënë një kontribut të madh edhe në edukimin e muzikantëve të rinj.