Kontradiktave mes drejtësisë dhe autoriteteve australiane iu shtua edhe një incident interesant që ndodhi gjatë seancës gjyqësore që vendoste për çështjen e Novak Djokovicit.
Hakerët hakuan lidhjet e internetit për të transmetuar muzikë me zë të lartë dhe përmbajtje pornografike.
Për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi, seanca që vendoste nëse Djokovicit do t’i lejohej hyrja në Australi u mbajt virtualisht, transmeton Gazeta Express.
Pak minuta para se seanca të fillonte, gazetarët klikuan në një link që kishte skaduar, të ofruar nga gjykata, pa e ditur se ai link ishte ndryshuar.
Në vend se ta shihnin seancën, atyre iu shfaqën imazhe pornografike.