Ditëve të fundit është përfolur se vonimi i krijimit të partisë së re të Dardan Molliqajt dhe Visar Ymerit po ndodh vetëm për shkak të mospërcaktimit të Shpend Ahmetit.
Nuk dihet ende se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij në VV Ahmeti, por një vizitë e tij në Prizren te Mytaher Haskuka, kryetari i Prizrenit, deri më tani lojal ndaj Kurtit ka zgjuar interesim.
Për vizitën ka njoftuar vetë Haskuka në Facebook. Nga ky rrjet social Ahmeti këto ditë ka fshirë fotografitë me Albin Kurtin.
Ahmetin dhe Dardan Sejdiun, që tashmë është larguar nga strukturat e VV-së, i ka quajtur miq dhe kolegë.
Në fund, Haskuka shkruan “Për çka janë dostat”, duke aluduar kështu në Sejdiun dhe Ahmetin.
Nuk dihet se çfarë saktësisht ka ndodhur në Prizren por besohet se Ahmeti tashmë është duke biseduar që të rekrutojë sa më shumë njerëz nga VV-ja në partinë në të cilën pritet të dalë nga VV-ja e ku Ahmeti do të gëzojë një post të lartë.
Në anën tjetër, po vazhdon një heshtje e personave më të zëshëm e që çuan deri në këtë ndarje.
Vetë Aida Dërguti, që e quajti “mut” në Viber, Kurtin në kohën kur ai po arrestohej, ka kohë që iu ka ikur medieve, e njësoj kanë vepruar edhe Molliqaj e Ymeri.