Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka vizituar shkollat “Anton Çetta” në Pjetërshan dhe “Yll Morina” në Gjakovë, raporton Ekonomia Online.
Ministri Lluka tha në këto shkolla si dhe shumë fshatra të kësaj komune do të furnizohen me fibër optik.
“Sot erdhëm në Gjakovë për disa qëllime, por kryesisht është vizita që kemi bërë në fshatin Pjetërshan ku Ministria e Zhvillimit Ekonomik ka investuar në shkollën fillore “Anton Çetta” si dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare ku është furnizuar me fibër optik të dy këto institucione të rëndësishme për fshatra, sepse në fshatra mbulueshmëria me internet është tepër e mundueshme dhe projektin që e kemi marrë përsipër është t’i mbulojmë të gjitha fshatrat e Kosovës me shpejtësi të internetit dhe stabil, siç është pra me fibër optik. Ndërsa pjesa e dytë në shkollën “Anton Çetta” që është e pjesa e furnizimit me qendër kreative pra me pajisje kompjuterike me printerë 3d pra me pajisje për fëmija që të kenë mundësi ti zhvillojnë aftësitë e tyre kreative”, tha Lluka.
Investimi në këto komuna sipas Llukës do jetë 320 mijë euro, i cili është investim i Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik.
“Kurse tash pjesa më e madhe e projektit, jemi këtu në vizitë në shkollën fillore “Yll Morina” e cila është shkollë jashtëzakonisht me rëndësi për qytetin e Gjakovës por edhe për ne. Këtu kemi filluar investimin në eifiçiencë të energjisë, ku kjo shkollë është jashtëzakonisht të madhe ka furnizim të energjisë sidomos gjatë muajve të dimrit do ruhet energjia do kursehet energjia dhe do ketë fatura më të vogla të energjisë elektrike. Investimi fillestar do jetë 320 mijë euro, por mund të shkojë edhe deri në 500 mijë, shihet edhe pjesa tjetër e ndërrimit të radiatorëve që do bëhet me një buxhet shtesë, pra është një projekt që pritët të përfundojë në fund të këtij viti. Po ky është me buxhet të Ministrisë ne kemi fond të veçantë për eifiçiencë për shkolla e spitale”, u shpreh Lluka.
Ndërsa drejtori i shkollës fillore “Yll Morina”, në Gjakovë, tha se këto punime po merren seriozisht pas 45 vitesh që shkolla është ballafaquar me probleme.
“Kur jemi taku me ministrin ka qenë gëzim i madh pasi kemi marrë mbështetje që se kemi pasë për 45 vite. Gëzimi i parë ka qenë kur Ministri e ka nënshkruar marrëveshjen me nënkryetarin dhe kjo javë ka qenë për neve e lumtur kur kanë filluar punimet. Punimet kanë ecë mjaftë mirë”.